Pas takimit të Kryeministrit Rama me anëtarët dhe deputetët e Partisë Socialiste në seli pasditën e sotme, burime nga PS-ja bëjnë me dije se në këtë takim është vendosur edhe data e çeljes së fushatës së të majtëve për zgjedhjet e 30 qershorit.
Po ashtu në mbledhjen e sotme është vendosur që kryeministri Rama të organizojë takimin e parë me elektoratin në qytetin e Lezhës, ku do të bëjë prezantimin e kandidatit Pjerin Ndreu.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e dielë në 2 qershor, opozita pritet të mbajë protestën e 7-të kombëtarë në Tiranë, përballë godinës së Kryeministrisë.
Loading...