Platforma juaj e preferuar e mesazheve nuk do të jetë më njëlloj

Platforma juaj e preferuar e mesazheve nuk do të jetë më njëlloj.

Prej kohësh qarkullonin thashetheme por tashmë është zyrtare: WhatsApp do të lejojë shfaqjen e reklamave në aplikacion duke nisur nga viti 2020.

Imazhe promocionale do të shfaqen së shpejti në ‘statuset’ që ju shpërndani në platformën e mesazheve me miqtë tuaj.

Pra, do të ndodhë e njëjta e gjë si me “stories” në Instagram. Lajmi u bë i ditur në konferencën e mbajtur nga kompania mëmë, Facebook më herët gjatë këtij muaji.

Lëvizja kontroverse vjen në kundërshtim me premtimin që bëri dikur themeluesi i WhatsApp, Brian Acton, rreth reklamave.

Por, tashmë kompania njoftoi se duhen reklama në mënyrë që të gjenerojë të ardhura. Sipas Facebook, bizneset do të kenë mundësi që të kontaktojnë edhe direkt me konsumatorët.

Loading...