Itali – Hapet një tjetër proces për Silvio Berlusconin

Ish-kryeministri i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi, 82 vjeç, i paditur në kuadër të shumë aferave, doli sërish sot para drejtësisë për korruptim të dëshmitarëve në një proces mbi vajza eskortë.

Kjo aferë daton në vitet 2008-2009 kur një sipërmarrës i ri dhe ambicioz nga Bari, Gianpaolo Tarantini, dërgonte vajza eskortë në festat e organizuara në rezidencat e Berlusconit në Romë dhe në Sardenjë, me qëllim që të binte në sy për mirë.

I ndjekur për nxitje të prostitucionit, Tarantini u dënua me gati tetë vite burg në shkallën e parë, por procedura në apel është ende në shqyrtim.

Paralelisht, Berlusconi akuzohet se ka paguar sipërmarrësin që gjatë këtij procesi, të mos tregojë detajet e këtyre mbrëmjeve. /atsh

Loading...