Lajm i mirë – KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

Komisioneri i BE për Zgjerimin Johannes Hahn ka nisur në orën 11:30, prezantimin e Raportit për Ballkanin Perëndimor në kuadrin e Paketës së Zgjerimit të BE-së.

Duke folur për Shqipërinë, Hahn është shprehur se është bërë një punë e mirë, duke përmendur reformën në drejtësi.

Ashtu si edhe në vitin 2018, sipas Komisionerit Hahn, KE-ja rekomandon që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

‘Duke nisur nga potenciali që Ka Ballkani, vendet duhet të reformohen. Çështja e papunësisë, emigracionit mbeten problem. Vendete duhet të rrisin standardet e jetesës.

Një pikë e veçantë është se bizneset e Kinës po afrohen në Ballkan dhe është me rëndësi që të rrisim dhe sigurojmë se çdo aktivitet i huaj në rajon të përmbushë standardet dhe vlerat e BE-së.

Sa i përket vendeve të caktuara, vendet i janë përgjigjur strategjisë së BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i janë përgjigjur reformave.

Maqedonia e Veriut ka zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë, me Bullgarinë, një shembull i shkëlqyer sesi duhen zgjidhur mosmarrëveshjet.

Komisioni rekomandon që të hapen negociatat me të dy vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Serbia dhe Mali i Zi duhet të punojnë më shumë të përmbushin reformat.

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë të dyja vendet duhet të shmangin veprimet që çojnë në provokim.

Tarifat e Kosovës mbi Serbinë dhe Bosnjën duhet të hiqen. Kosova duhet të fokusohet tek zbatimi i MSA’, tha ndër të tjera Johanes Hahn.

Tashmë vendimi i mbetet Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Loading...