Granit Xhaka nuk e fsheh ëndrrën që ta përfundojë karrierën aty ku edhe e nisi, tek skuadra e Baselit.
28-vjeçari që është pjesë e Arsenalit, në një intervistë për mediat zvicerane ka thënë se kjo mund të ndodhë pasi ai të kalojë të 30-tat.
“Unë e kam filluar karrierën te Basel dhe padyshim se ëndrra ime është që edhe ta përfundoj këtu. Për të qenë i sinqertë nuk planifikoj që menjëherë të kthehem, por pas disa vitesh”, ka thënë Xhaka.
“Do të ndiqja shembullin e Alex Frei, i cili pasi ka kaluar të 30-tat është kthyer dhe ka ndihmuar Baselin të fitonte disa tituj”. “Rikthimi mbetet një ëndërr që shpresoj të kthehet në realitet”, ka përfunduar ai./atsh
Loading...