Kjo është sarandjotja që triumfoi në zgjedhjet lokale në Itali – Jam krenare për origjinën time shqiptare

Janë të shumtë emrat e shqiptarëve që kanë njohur sukses edhe jashtë kufijve të vendit tonë.

I tillë është edhe rasti i një 38-vjeçarje nga Saranda. 

Emri i saj është Elona Demi dhe në zgjedhjet lokale në Itali, ajo ka arritur të fitojë postin e këshilltares në komunën Sorbola Mezzani në provincën e Parmës.

Në këtë provincë jetojnë gati 13.000 banorë. Kujtojmë këtu se zgjedhjet lokale në Itali u zhvilluan më 26 maj, njëkohësisht me zgjedhjet evropiane në rreth 3800 komuna italiane.

Por kush është Elona Demi? Ajo ka lindur në qytetin e Sarandës është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik e në Universitetin e Parmës për gjuhë të huaja e punon si profesioniste e lirë në fushën e gjuhësisë e përkthimit.

Ajo ka thënë në një intervistë:

Jam krenare për origjinën time shqiptare, thotë ajo, bagazhi im kulturor, historik e moral është një vlerë e shtuar në punën time. Më kanë zgjedhur për aftësitë e mia e për vullnetin që kam për t’u vënë në dispozicion të komunitetit.’’ E si përfundim mund të thuhet se Elona është një tjetër shqiptare që na ka bërë krenare jashtë kufijve të vendit tonë.

Loading...