Jemi dhe tè bekuar dhe tè mallkuar!
Me tokë e me det,
me male mbuluar,
Shqipëri e dashur,
je vend i bekuar!
Shqipëri e dashur,
je vend i bekuar,
po shumê shpesh ke rënê,
në ca palo duar!
Një popull martir,
populli shqiptar,
ka nxjerrë shumë heronj,
dhe shumë tradhtarë!
Pesëqind vjet me turkun,
një pushtim-hata,
po ne me pushtuesin,
u bëmë mik e vlla!
Vendet e Ballkanit,
të krishtera mbenê,
vetëm ne-nga turku,
e ndërruam fenë!
Pesëmbëdhjetë shekuj,
me kryq e kambanê,
po brenda një nate,
u gdhimë myslimanë!
Turqit po vazhdojnë,
të bëjnë shaka,
sot e kësaj dite,
na thonë popull vlla!
Ç’vllezër jemi ne,
medet e medet,
kur ndënë pushtim,
ndenjëm pesëqind vjet?!
Dhe kur u shpërbê,
gjithë Perandoria,
akoma-Sulltanin,
donte Shqipëria!
“Dum Babën-dum Babën!”,
thosh një xhins debili,
një super idiot,
si Haxhi Qamili!
Meqë ne lëkurën,
e shisnim kollaj,
Evropa përdori,
gërshërët e saj!
Ndarja e kufijve,
masakër më vete,
u nda Shqipëria,
në plot pesë shtete!
Ndaj ka Europa,
mallkimin e Zotit,
ndaj i tha Gjergj Fishta:
“Heu-Kurvë e Motit!”
Po dhe në mes tonë,
kishte hyrë shejtani,
fali toka Zogu,
dhe Esat Toptani!
Nip e dajo falën,
toka tek Serbia,
ndërsa Sala fali,
detin tek Greqia!
Po Sali Berishës,
gërmadhës së vjetër,
shyqyr që pisllëku,
i mbeti në letër!
Po ka ardhur dita,
më mos nusërojmë,
dhe trojet e vendit,
tani t’i bashkojmë!
Sot-or sot bashkimi,
ka kohën e vet,
por kjo politikë,
është për ibret!
Tutje hundës vet,
një grimë nuk shikon,
vetëm për të vjedhur,
mëndja i punon!
Ndaj kanë dalë në rrugê,
të bëjnë kiametin,
të marrin pushtetin,
për të vjedhur shtetin!
A.DUKA