Sondazhe të reja dalin në pah – A i fiton kreu i opozitës Basha zgjedhjet?

Sondazhe të reja dalin në pah.

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. 

Ne studion e emisionit “Tempora” komentohen rezultatet nga Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”.

Pyetje: A ndani të njëjtin mendim me opozitën në lidhje me protestën?

Shqiptarët janë kundër opozitës për mbajtjen e protestave. 49.8% thonë se nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën, krahasuar me 38.1% nga sondazhi i 3 prillit.

Kësaj pyetje, 25.7% e të anketuarve i janë përgjigjur se ndajnë plotësisht të njëjtin mendim me opozitën. 

Ndërsa qytetarët që ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me opozitën janë 23.6%. 0.9% e shqiptarëve nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje.

Loading...