Skandali i grabitjes kolosale të qindra milionë eurove të konçesionit të Rrugës Milot- Balldren dhe Orikum- Dukat është kaq i madh sa që kryeministri dhe qeveria po i miraton ato në Parlament.
Kushdo deputet, që i voton ato bëhet bashkëfajtor në vjedhjen kolosale të parave të shqiptarëve.
Për qindra milion eurot e vjedhura në këto rrugë kryeministri kërkon që të heqë përgjegjësinë nga vetja dhe tua lërë deputetëve në kurriz.
Në çdo lloj forme miratimi kjo mbetet vjedhje, por në këtë rast qeveria kërkon të fshihet pas parlamentit dhe pas përgjegjësisë kolektive për të shpëtuar veten.
Deputetët që do ta votojnë do të marrin përsipër përgjegjësinë penale dhe morale për grabitjen e 330 milion eurove, për dy rrugë krejt të parëndësishme dhe që realisht kushtojnë dhjetra herë më pak se sa ato që qeveria ka bërë pazar me kompanitë ndërtuese.
Për të gjitha koncesionet e tjera qeveria e ka përbuzur parlamentin dhe i ka miratuar vetë ato.
Pikërisht për këtë qëllim qeveria bllokoi me vite projektligjin e LSI që kërkonte që koncesionet të miratoheshin në parlament, sepse të vërtetat e skandaleve do të dilnin sheshit.
Ndërsa sot që parlamenti është thjesht noterizues i verbër i grabitjes së parave të qeverisë, ajo ja çon parlamentit për ta votuar thjesht dhe vetëm për të shpërndarë përgjegjësinë dhe për ta bërë atë kolektive e për të bërë bashkëfajtorë deputetët.
Deputetë hapni sytë…..