Basha nga Kurbini ka folur me tone të ashpra para qytetarëve që po takon.
Ai është betuar në Kishin e Laçit duke thënë se Rama dhe ministrja Baluku do të përfundojnë në burg për aksin Milot-Balldre.
“Mirënjohjen nuk mund ta them me fjalë për këtë pritje që më keni bër. Keni qënë dhe jeni balli i vlerave në betejen tonë. Jeni kocka dhe palca e shqiptrëve.
Keni qënë tmerri i tiranisë.
Edhe kur flaka e lirisë lëkundej nga krimi e korrupsioni ju ndenjët të fortë.
E di mirë Edi Rama se sado me gjuhën e përcarjes krahinore dhe friken e tij, por nga Kurbini do ti vijë fundi pushtetit kriminal. Rexhimit më të keq që ka njohur Shqipëria.
Nuk mund të jetojmë me dhunimin, me korrupsionin me vjedhjet për të pasurura një hajdut me nam e me vulë.
Vetëm pak km prej ktej po planifikohet një hajdutëri që ja kalon edhe hajnsisë kriminale tek Unaza e Re. Tani Milot-Balldren 260 milion euro për 17 km. Hajdut i till nuk ka njohur Europa.
Shohin vetem vendet ku populli ka ulur kokën. Po ne sjemi ai lloj vendi.Dua tu them cdo banke shqiptare mos guxo asnjë lopatë të vetme dheu pasi dheu do të varros këtë kontratë, Edi Rama Belinda Balluku Damian Gjiknuari.
Betohem para Kishës së Lacit ju presin hekurat. Hajduteria nuk do të lejojmë.
ANK e KNA thirrin mendjen do tju konfiskojmë cdo qindarkë. Do tju trajtojmë si badë të organizuar se nuk i leni gjë krimit të organizuar. Harrojeni ju se do ti lëmë njerzit pa shkollë. Qindark për qindrak do tjua marrim dhe do kalbeni në burg. Ndaj tërhiquni oligarkë ju të babzitur. Nuk e mbani dotë gjallë kufomën e tij. Fundi i Tiranisë ka ardhur.” ka thënë Basha.