“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”. Ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të aksidentit në Prrenjas, i cili ka qenë në një makinë private pas autobusit kur ka ndodhur aksidenti dhe më pas iu ka dhënë ndihmë nxënësve nga Roskoveci që i kanë shpëtuar vdekjes mrekullisht sot kur ishin nisur për një eskursion.
Ai thotë se asnjë nga policitë nuk është përgjigjur dhe se në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një ambulancë, ndërsa nxënësit që ishin lënduar kanë qenë 17. Ata janë dërguar në ambulancën e Prrenjasit për ndihmën e parë.
Loading...