Balla: “Me 30 qershor fiton shteti dhe shqiptarët.Kush politikan punon natë e ditë kundër interesave të Shqipërisë e ka të humbur”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar pafajësi lidhur me akuzat e Shkëlzen Berishës për shpifje. 

Në seancën e sotme gjyqësore ku ka munguar Shkëlzen Berisha, përfaqësuesi i tij ligjor ka kërkuar dënimin e Ballës për shpifje.

Ditën e sotme, Balla kërkon pafajësi për padinë e ngritur ndaj tij dhe thotë se kjo është një betejë e drejtësisë që duhet të fitojë.

Balla: Rasti i Shkelzen Berishës është rasti konkret ku njerëzit me pushtet janë pasuruar.

Unë jam shumë i sigurt se të gjitha dosjet e korrupsionit do të zbardhen. Asnjë dosje korruptive këto 28 vite nuk do mbetet pa u hetuar.

Për Ballën, dosja CEZ është një prej korrupsioneve të mëdha.

Balla: Me 30 qershor fiton shteti dhe shqiptarët. Kush politikan punon natë e ditë kundër interesave të Shqipërisë e ka të humbur.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 qershor ku Prokuroria do të japë konkluzionet.

Një seancë më parë Shkelzen Berisha kërkoi shpalljen fajtor të Ballës për veprën penale të shpifjes.

Berisha u shpreh se ka besim te gjykata. Balla do dënohet për shpifje e pas përfundimit të procesit penal, ai do të depozitojë edhe një padi civile për dëmëshpërblim, vlerën e të cilës tha do ta vendosë pasi të konsultohet me avokatët e tij.

Loading...