Nga Elma Doresi, regjizore/
Në Shqipëri vajza e bukur quhet Kurvë.
Padiskutim nëse ti je e bukur do përflitesh si një kurv,apo “hë më se do jetë me ndonjë bos ajo apo tullac/kush ajo?Ajo kapet kollaj o shok se sdihet kurrë me sa ka shku”..
Kështu kjo “traditë” trashëgohet në çdo vënd apo punë.E kemi këtë të “mirë”
Në 2010 fituam Festivalin e të rinjëve.
Si fitues Kiço Londo na ofron një kontratë me Lets Have Sex-in në Metropol.
E pranuam dhe pse kisha frikë : A do të vinin njerëz të blinin bileta?Ne nuk jemi askushi mendoja.Salla u mbush plot.
Të gëzuar të dyja palët Kiço Londo më bën ftesën për shfaqjen e dytë : Gratë në Parlament.U quajt se theu tabu në skenë dhe kjo shfaqje.Fatkeqësisht Kiço ikën dhe ne mbetemi në dyert e Teatrit të Metropolit me drejtoreshën e komanduar Eda Gazheli në kërkim të regjistrimin dhe parave që nuk na jepeshin.Pas disa kohësh në drejtim vjen Suela Konjari.Sigurisht si regjisore e shfaqjes dhe “kapitene” e kisha unë për detyrë të trokisja në dyert e Metropolit e të kërkoja përsëri : Regjistrimin e shfaqjes dhe paratë e munguara.
Pasi zgjidhëm çështjen e parave mu bë ftesa të bëja një dramaturgji shqipe.
Nuk pranova.Kjo është e vërteta.Nuk e kisha parë veten kurrë tek dramaturgjia shqipe.
Klodi dhe Devisi u munduan që unë të arsyetoja e më bindën se duhet ta pranoja atë ftesë.Të tre flluam të kërkonim dhe vendosëm të realizonim “Karanavalet e Korçës”.
Pas premierës vërshuan kritikat dhe ndër të tjera u tha ishte vendosja më e mira e Karnavaleve të Korcës deri më sot.
Fituam dhe çmime.
Në këtë sukses na u bë ftesa sërisht dhe sollëm “14 vjeç dhëndër”.
40 netë me sallën plot.
Çmime dhe këtu.
Përsëri ftesë .
Dhe vjen ” Tre mëndje në ankand”.Vepër kjo që në fakt më kishte folur një mik i imi vlonjat dhe që unë kërkova ta vendosja.
Vërshuan çmimet,vërshuan biletat,vajtëm dhe në Vjenë.
Miìirë..jo keq!
Hajdeni përsëri tha Drejtoresha në atë kohë.
Por mos harro : Dramë shqipe prap.
Mu kujtua se kisha lexuar disa vepra të Hekuran Zhitit kështuqë ju riktheva dhe vendosa të realizoja ” Nusen në thes”.
Java e parë : Të gjithë biletat e shitura.
Si me shaka thonim me njëri tjetrin “Bobo..kush rri dhe jep dhe 40 shfaqje të tjera”.Vajtja në Vjenë na kushtoj se duhej të ndërprisnim shfaqjen,gjë që ndikon tek publiku.E rimorē veten me shumë sforco duke reklamuar shfaqjen por përsëri për një aktivitet tjetër shfaqja prap u ndërpre.
Arritem duke dhënë shfaqje me 70/80 veta.
Për ne ishte dështim.Por dhe për Drejtoreshën e cila një ditë tek vija për të dhënë shfaqjen më komunikoj : Elma,nuk keni publik e duhet tjua mbyll.
Nuk ishte e lehtë për ne kjo gjë.E megjithatë e pranuam.Ndodh dhe të dështosh.
Dhe ikëm nga Metropoli.
Nuk u kthyem më aty.
Po as ftesë nuk morrëm më.
Kjo është historia jonë e Teatrit në Metropol.
Ah gjatë gjithë kësaj kohe kam pasur dhe barrën e sulmeve nga kolegët e mi : Dorën në qafë dhe letrat anonime në bashki.
Na duhej të duronim dështimin e kolegëve shpesh.
Nuk më eci shfaqja se : Faji i Elmës.
Nuk më mori Çani se : Faji i Elmês.
Nuk patëm vazhdimësi se : Faji Elmês.
Faqe publike me të shara.
Shkrime e komente me vrer.
Epitete që pêrpos shfaqjeve më duhe ti mbaja dhe ato në kurriz.
E megjithatë vazhduam pêrpara drejt Teatrit Kombëtar..drejt Kinës..drejt Rumanisë…!
Ps : Shitjet e biletave i keni si në Metropol si në Teatrin Kombëtar.Çmimet gjithashtu i keni në Metropol se duheshin për arkiv.
Ju puth dhe uroj një ditë që sfida në Shqipëri të jetë skena.