Cfarë ndodhi – Nga modele në azilkërkuese

Modelja e njohur iraniane ka përfunduar e pastrehë në Paris.


Negin Ahm e lindur në një familje që nuk donte regjimin e kohës, me baba inxhinier dhe nënën mësuese të jogës, ka kaluar një jetë plot peripeci.

29 vjeccarja postoi në llogarinë e saj në ‘Instagram’, foto ku shfaqet e zhveshur duke ngjallur reagime aspak pozitive nga vendasit.

“Në Iran mund të pozosh për foto mode, vetëm se unë nuk u tregova e kujdesshme”, rrëfen ajo.

Vajza u rebelua ndaj gardianëve të virtytit, siç i quan, dhe me gati 120 mijë ndjekës në Instagram ishte e pashmangshme tërheqja e vëmendjes së regjimit, në një vend ku gratë nuk kanë të drejtën as të dalin në rrugë pa mbuluar kokën.

Arriti t’i shpëtonte policisë duke u arratisur në Stamboll, por edhe atje – nga sa pohon, – nuk i donin shumë vajzat me tatuazhe në shpinë.

Sot është në Paris në pritje të statusit të refugjatit dhe i kalon netët në rrugë, te ndonjë i panjohur apo në parkingje.

Burokracitë e gjata për qëndrim të ligjshëm në Francë e pengojnë që të punojë si modele, megjithatë shpreson që dokumentet të mbërrijnë sa më shpejt.

Loading...