Ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë, e vlefshme për turneun e Ligës së Kombeve, do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Ndërkohë nëpër rrugët e Tiranës kanë filluar të shfaqen gjithmonë e më shumë tifozë skocezë me veshje të çuditshme.
Të veshur me kostumet e tyre popullore, apo simbole kombëtare, prej dy ditësh ata kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës.
Mësohet gjithashtu se do të jenë plot dy mijë tifozë që jenë prezent nesër në stadiumin e Shkodrës. Ata kanë nisur festën duke shijuar gjithçka që u ofron Tirana pa e vrarë shumë mendjen për ndeshjen.
Loading...