Mjekët japin alarmin se duhanpirja është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve

Në ditën botërore kundër duhanpirjes, mjekët japin alarmin se duhanpirja është një shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve, dhe sidomos të kancerit të mushkërive.

Mjekja pneumologe Silvana Bala thekson se ka rreth 100 persona të shtuar çdo vit me sëmundjen e mushkrive, si pasojë e duhanpirjes.

“Nga puna jonë e përditshme dominon si sëmundja ivalidizuese, ashtu edhe kanceri pulmonar.

Jemi rreth 50/100 raste më tepër nga viti në vit, të rritjes së numrit të pacientëve me këtë lloj sëmundje, dhe ne shikojmë që duhanpirësit përbëjnë % më të lartë”, shprehet Silvana Bala.

Sipas mjekes pneumologe vitet e fundit është shtuar numri i vajzave të reja që konsumojnë duhan.

“Vihet re një kurbë e cila është e çuditshme për seksin femër. 

Kemi një paraqitje në rritje të numrit të rasteve të femrave në moshë të re që konsumojnë cigare, dhe vetëm kur mendojnë për riprodhimin e tyre atëherë mendojnë se duhet të lënë dhe duhanin”, thotë mjekja.

Duhanpirja vret më shumë se 8 milionë persona në vit, ndërsa shqetësuese vazhdon të jetë konsumimi i duhanit që në fëmijëri.

Slogani i këtij viti është “Duhani dhe shëndeti i mushkërive”, nisur dhe nga fakti se 2/3 e rasteve me kancer mushkërie shkaktohen nga duhanpirja./Report Tv/

Loading...