Kreu i grupit është Flodjan Serjani, i cili nga mediat italiane cilësohet si një “kokë e madhe” e trafikut të drogës në linjën Shqipëri-Itali.
Flodian Serjani rezulton një emër i panjohur në Shqipëri, por në Itali cilësohet si një person i rrezikshëm.
Gazeta Mapo mësoi se Flodian Serjani nuk ka precedentë në Shqipëri dhe dyshohet se e drejtonte trafikun e drogës nga Vlora, por shkonte edhe në Itali.
“Flodian Serjani, një trafikant droge me lidhje të forta në Toskana dhe që udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe krahinës së Brindisit për të organizuar mbërritjen e ngarkesave”, – thonë mediat në Itali.
Rezulton se grupi ka trafikuar rreth gjysëm ton dorgë në Itali gjatë hetimevve, por dyshohet se sasia e drogës së trafikuar është dhjetra ton kanabis.
Sipas asajt që shkruajnë mediat italiane, droga transportohej me gomone ose anije të vogla. Grupi mbështetej edhe nga disa italianë në Puglia.
“Substanca narkotike u dërgua nga Shqipëria në brigjet e Brindisit me përdorimin e gomoneve, të cilat zbarkuan në zona të izoluara bregdetare.
Këtu gjetën mbështetjen logjistike të atyre që janë pjesë e krimit të organizuar në Puglia, përfshirë Saverio Palma, i cili u arrestua sot.
Droga, nëpërmjet korrierëve, u transportua më pas në vende të ndryshme për tregun italian si në Romë, Napoli, Milono dhe Firence.
Kështu, më 12 janar 2018, në Magliano Sabina (RI), përgjatë autostradës A / 1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toscana, duke transportuar 70 kg marijuanë.
Më 15 shkurt 2018, në periferinë lindore të Romës, karabinierët, arrestuan një ndërlidhës italian me 178 kg marijuanë dhe dy shqiptarë, që do të pranonin sasinë e drogës, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 188 kg lëndë narkotike, peshore elektronike dhe materiale paketimi”, – shkruajnë mediat italiane.