Si u ngrit perandoria e biznesit të fajdeve në Shqipëri

“Dhënia e parave me fajde është një fenomen i lashtë që ka vazhduar përgjatë gjithë historisë.

Edhe vendi ynë nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni, i cili vitet e fundit ka pasur një trend në rritje.

Personave, të cilëve u nevojiten para, por nuk mund t’i sigurojnë këto nga të afërm të tyre, apo edhe kredive për mungesë të plotësimit të kushteve, detyrohen që të shtrytëzojnë mundësinë e marrjes së parave me fajde, interesi i të cilave shkon deri në 20 për qind.

Por sipas ligjit, dhënia e parave me fajde, thënë ndryshe me interes jashtë sistemit bankar është e paligjshme.

Por përse në vendin tonë është kthyer në një fenomen prej të cilit më pas burojnë edhe ngjarje kriminale, sikurse rastet e zbuluara në Shkodër?

Ish shefi kundër krimeve financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha, shpjegon se përse edhe biznesi detyrohet të marrë para me fajde.

Sipas tij, “krimi i organizuar i vendos në pamundësi për të kryer lirshëm aktivitetin e tyre dhe i ofron si mundësi paratë me fajde, të cilat në momentin e parë u duken të arritshme, një muaj dy muaj, por në një moment që ata, herë pas here në disa komunikime dhe ndërveprime me ata, në një moment shumë të shpejtë, e shikojnë veten që janë të pamundur për t’iu përgjigjur kësaj barre dhe e shikojnë vete në një vorbull që nuk mund të dalin më prej asaj” – thotë eksperti.

Duke vijuar me keto argumente oficeri Hoxha për Top Channel, thotë se burimi i parave që jepen me fajde burojnë nga aktivitete të paligjshme.

Ai thotë se “kryerja e aktivitetit kriminal në fushën e krimitë organizuar, kryesisht trafikut të drograve, por edhe veprave të tjera të rënda . akumulimi i të ardhurave nga ky aktivitet i kundraligjshëm në durt e tyre dhe tentativa e tyre që këto para t’i kthejnë në para të ligjshme”.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Besart Kadia, shpjegon se ky fenomen ndikon negativisht në tregun e huamarrjes. Kadia bën të ditur se “kjo e ccorienton tregun e huamarrjes në Shqipëri, e bën më pak konkurues dhe e deformon.

E frikëson si të thuash klientin në përiudhën afatgjatë që t’i adresohet sistemit bankar, apo të marrë risqe në të ardhmen”.

Kadia tregon edhe mënyrën se si mundet të ndikohet për të ulur fenomenin e fajdeve. “E vetmja gjë që mund të bëhet është një mirëinformim më i madh publik, nga ana e institucioneve përkatëse nga ana e qeverisë, por edhe nga ana e institucioneve mbikëqyrëse sicc është Banka Qëndrore për të shpjeguar këtë fenomen.

Loading...