Mëngjesin e së shtunës, kryeministri i vendit, Edi Rama u zgjua me një letër për demokratët.
Në letrën e 7-të publike, disa orë para se të çelë fushatën zgjedhje për 30 qershorin, Rama shtroi pyetjen:
A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita?
Nga ana tjetër, Rama tha se nuk ka njerëz të zakonshëm që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Kërcënimet me burg nuk munguan as në këtë letër. ”Koha Jonë”, kërkoi reagimin e opozitës politike.
Në një prononcim mbi këtë letër dhe mesazhet e Ramës, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se kryeministri nuk e ka përplasjen me demokratët por me shumicën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Paloka thotë se Rama e merr përgjigjen nesër.
”Përplasjen nuk e ka më vetëm me demokratët por më shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që e kanë kuptuar ose ca më keq e kanë pësuar çmendurinë kriminale të Edvinit. Përgjigjen e merr nesër”, thotë Paloka