Sistemi shëndetësor publik me mjekët shumë herë më të kualifikuar se sa në sistemin jo publik, nuk ka kapacitete për të përballuar fluksin e madh të pacientëve që i drejtohen si me probleme kardiake, onkologjike, të veshkave, e të tjera duke u detyruar të shkaktojë radhë të gjata.
Por sëmundjet nuk presin dhe me hir apo pahir qytetarët duhet të zgjedhin shërbimet private, ku kontributet shëndetësore që ata kanë derdhur ndër vite nuk vlejnë .
Në shërbimet private, sapo të afrohesh në recepsion të orientojnë direkt me çmimet e larta. Madje ka dy standarde edhe në çmim. Nëse do të konsultohesh me një mjek të huaj vizita të kushton shumë më shtrenjtë sesa vizita për të njëjtin problem shëndetësor me mjekun shqiptar.
Askush nuk i ka kontrolluar diplomat e mjekëve të huaj, që lënë vendin e tyre për të ofruar shërbim në vendin tonë.
Ndonëse tani po ofrohet shërbim nga studentë që kane mbaruar mjekësi jashtë Shqipërisë dhe nuk dihet nëse e kanë përfunduar këtë proces ose jo, por edhe çmimet për shërbime të caktuara, shërbimi privat përdor dy standarde.
Dy vjet me parë u kostifikimi për çdo sëmundje, një nga shërbimet universitare në QSUT dhe he sipas përllogaritjeve një angiplatike koronare së bashku me stendat ka një kosto prej afro 148.000 lekë . Pacientët që se marrin këtë shërbim në privat, për që janë dërguar nga QSUT, e përfitojnë falas por fondi i paguan privat këtë shumë
Ndërkohë që për pacientët të cilët paraqiten vetë në shërbimet private paguajnë çmime nga 6000 euro deri ne 12 mijë euro, pra disa fish me shumëse sa është kosto që në të vërtetë ka shërbimi që ai merr. E nëse në çmim nuk mund të ndërhyhet për kontrollin e cilësisë, duhet të kalojnë ne site të gjithë subjektet private që ofrojnë shërbim shëndetësor./top channel