Koreja e Veriut ka testuar një armë “ultramoderne” të sapoformuar në një ngjarje të mbikëqyrur nga udhëheqësi Kim Jong Un, thanë të premten mediet shtetërore, duke lëkundur negociatat bërthamore të çarmatimit me Shtetet e Bashkuara.
Shumë pak informacione ka rreth armës, nuk dihet nëse ajo është e re, kjo është shenja që Peniani është i gatshëm të kthehet në një marrëdhënie më militariste me Uashingtonin nëse bisedimet vazhdojnë të shkojnë keq.
“Ai është duke ecur përpara drejt një qëndrimi më agresiv në negociatat me SHBA-në dhe ai po sinjalizon se mund të kthehet në praktikat e tij të vjetra nëse SHBA-ja nuk e ndryshojnë qasjen e tyre”,u shpreh për CNN-in, Josh Pollack, bashkëpunëtor i lartë hulumtues në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare në Monterrey.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, njoftoi për testimin të premten në mëngjes, duke mos dhënë detaje mbi vendin se ku ka ndodhur ngjarja dhe pak informacione rreth armës, përveç asaj se ishte “taktike” dhe ishte porositur “personalisht” nga babai dhe paraardhësi i Kim, Kim Jong Il.
Një burim anonim i qeverisë së Koresë tha për CNN-in se arma ka mundësi të jetë pjesë e artilerisë me rreze të gjata, duke e përshkruar atë si një mekanizëm më raketa.
Pas njoftimit për testimin e armës foli zëdhënësja e Qeverisë, Lee Eu-gene, e cila e minimizoi rëndësinë e ngjarjes duke thënë se Kim është duke vazhduar inspektimet në sektorin ushtarak./Ekspres