Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrashbull, të Durrësit, ku një 14-vjeçare dyshohet se është vetë helmuar me fostoksinë e për pasojë ka humbur jetën.
Shtetasja e mitur me inicialet M.H ka humbur jetën në spitalin Toksikologjik në Tiranë.
Njoftimi i Policisë
Durrës
Në fshatin Rrashbull, Durrës, shtetasja e mitur me iniciale M.H., 14 vjeçe, dyshohet se është vet’helmuar me fostoksinë, e cila pasi është transportuar në Spitalin Toksikologjik Tiranë, ka humbur jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Loading...