Ngjarje e rëndë, dy vëllezërit shqiptarë i zë dheu poshtë duke punuar

Dy vëllezër kanë humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur në Çair të Maqedonisë së Veriut gjatë punimeve për hapjen e një kanali i cili u shemb dhe i zuri poshtë.

Sipas mediave maqedonase viktimat janë vëllezërit shqiptarë, Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa, respektivisht 26 dhe 28 vjeç.

I plagosur ka mbetur një 54-vjeçar që është nxjerrë në gjendje të rëndë nga dheu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa trupat e viktimave janë nxjerrë vetëm pas disa orësh gërmimesh.

Loading...