Organet e rendit kanë dhënë leje vetëm për dy orë protestë, nga ora 19 deri në 21 ndërsa kanë kërkuar që manifestimi të kufizohet vetëm në bulevardin kryesor të Tiranës.
Në refuzimin për të dhënë një leje më të gjatë në kohë dhe më të zgjeruar në territor policia thekson se protesta në kohë më të gjatë dhe hapësirë më të madhe do të kufizonte aktivitetin e qytetarëve.
Per te ruajtur rendin ne protesten e sotme mesohet se jane angazhuar me shume se 1500 efektiva policie.
Mes masave te marra ne bulevardin e Tiranes jane edhe vendosja e kufizimeve ne levizjen e protestuesve, lyerja e shtyllave me graso dhe zevendesimi i kamerave vezhguese te demtuara me pare./lajmifundit.al
Loading...