Dy shqiptarë ia kanë dalë të arratisen nga burgu në Greqi.
Rreth orës 04.00 të mëngjesit 2 shqiptarë dhe 2 gjeorgjianë, të cilit do të transferoheshin në një burg tjetër, pasi ishin përfshirë në një sherr të dhunshme në Koridhalos, arritën tia mbathnin nga Policia.
Ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin.
Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.
Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen.
Mësohet se pas përleshjes me oficerët, të burgosurit iu morën armët, dhe pati dhe një shkëmbim zjarri mes tyre.
Të arratisurit braktisën makinën e policisë pak metra larg burgut dhe u larguan në drejtim të panjohur.
Nuk bëhen ende të ditur emrat e personave që janë arratisur.