Kjo vogelushe ka thyer rekordin që mbante Ajnshtajn dhe Hawking

Tara është emri vajzës, e cila ka rezultuar të jetë me koeficient inteligjence më të lartë se sa Albert Ajnshtajn dhe Stephen Hawking.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 11-vjeçarja iraniane ka thyer rekordin për nivelin më të lartë të IQ, duke ia kaluar edhe kështu siç thamë më lart Albert Ajnshtajnit dhe Stephen Hawking.

Po ashtu e ditur bëhet se Tara Sharifi është bërë shumë e njohur në internet. E ditur bëhet edhe se testi i IQ u përqendrua në aftësinë e studentëve për të kuptuar fjalët, provë kjo e kulturës dhe gjuhës neutrale.

11-vjeçarja është studente në Shkollën e Mesme të Aylesbury. Në një intervistë që ajo ka dhënë, ka thënë se vendimin për ta kryer këtë test e ka marrë së bashku me prindërit e saj.

Tashmë, Tara është kualifikuar për anëtarësimin në Mensa, e cila njihet edhe si shoqëria e Lartë e IQ.

Ndërsa prindërit e saj janë shumë krenar për vajzën e tyre dhe shprehen se ajo do të japë një shembull mjaft të mirë për shoqërinë.

Rezultate imazhesh për Ajnshtajn dhe Hawking
Loading...