Specialistët e Hetimit të Krimit dhe Policisë Rrugore në D V.P. Kukës, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasit; I.H., vjeç 28, banues Bushat, Kukës.
Ndalimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas më datë 31.05.2019, në fshatin Nangë, Kukës, me mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin F.P., vjeç 15, banues në fshatin Nangë, Kukës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Loading...