Tur i jashtëzakonshëm nëpër Europë i Elvis Naçit dhe Sidrit Bejlerit – Ngren peshë zemrat e shqiptarëve në Zvicër

Në një tjetër tur të jashtëzakonshëm nëpër Europë, Elvis Naçi, Sidrit Bejleri së bashku me aktorin Mirush Kabashi mblodhën qindra bashkëkombës.

Sidrit Bejleri çoi zemrat e shqiptarëve peshë në Zvicër kur këndoi himnin kombëtar së bashku me 5000 shqiptarë në stadiumin gjigand Swiss Arena.

5000 flamuj u valëviten si kurrë më parë në stadium siç shikohen nga pamjet në video. Zemrat e shqiptarëve të cilët punojnë dhe jetojnë në Zvicër u ngritën “peshë” nga Elvis Naçi, i cili çoi tek ta një copëz Shqipërie. Trevat shqiptare u bashkuan në një natë të mbushur me emocione dhe surpriza.

Në Zyrih shqiptaret dine të falin ngrohtësi dhe bujari. Këtë atmosferë fantastike do transmetohet nëemisionin e së premtes më datë 7 qershor.

 Stafi i emisionit ndjeu një mikpritje të rrallë nga shqiptarët në Zyrih, emocionet do po përcillen në ekranin e News 24 për gjithë shikuesit në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Loading...