Tërmetet në Korcë – Xhaçka: Do të rimëkëmbim çdo shtëpi!

Termetet ne Korce jane kthyer ne makth per banoret e zones se prekur.

Dhjetra banesa jane demtuar ndersa banoret kane fjetur jashte banesave te tyre per shkak te termeteve qe kane vazhduar prej disa ditesh.

Ministrja Xhaçka ka vizituar zonen e prekur nga termeti dhe ka premtuar qe do rimekembet cdo banese e demtuar.

Fjala e ministres:

4 qershor 2019

Çdo banesë e shembur ose e dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të datës 1 dhe 2 qershor në qarkun e Korçës do të rindërtohet. Ky ishte zotimi i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila bashkë me kryetarin e bashkisë Korçë Sotiraq Filo dhe deputetin Niko Peleshi, ishin në fshatin Floq, epiqendrën e tërmetit të 3 ditëve më parë.
Ministrja Xhaçka pa nga afër banesat e shkatërruara dhe të dëmtuara në këtë fshat si dhe vizitoi mjediset ku janë akomoduar banorët e prekur.

Ministrja Xhaçka bisedoi me banorët për problemet e tyre dhe i siguroi ata në emër të qeverisë se çdo banesë e shkatërruar do të rimëkëmbet dhe çdo familje do të dëmshpërblehet për të riparuar shtëpitë e dëmtuara.
“Të gjithë aktorët nga qeveria qëndrore tek qeverisja vendore, tek deputetët e zonës, por edhe shumë fondacione dhe rrjete vullnetarësh, në fakt janë bashkuar në këtë përpjekje për t’u gjendur pranë këtyre njerëzve në këto ditë të para. Sigurisht që do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe t’u gjendemi pranë deri në rimëkëmbjen e plotë dhe në kthimin në banesat e tyre. Është një situatë e vështirë, por fatmirësisht nuk kemi patur dëme ndër njerëz, edhe ky është një lajm i mirë.
Ditët në vijim do bëjmë çmos përmes koordinimit të të gjithëve, të përmirësojmë kushtet ku strehohen këta banorë dhe të marrim masa për të plotësuar të gjitha ato mangësi që kemi sot. Po një zotim në fakt duhet ta bëj edhe në emër të qeverisë edhe Kryeministrit që do të vijë vetë nesër këtu për të vizituar dhe banorët edhe zonat e tjera të dëmtuara, që do të rimëkëmbim çdo shtëpi që është shembur dhe do të dëmshpërblejmë çdo banesë të dëmtuar, për të rikthyer normalitetin një orë e më parë në këto komunitete.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Më herët, Xhaçka mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile në qarkun e Korçës dhe kërkoi nga institucionet vendore koordinimin e duhur për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Në total janë 95 banesa të shkatërruara dhe 212 banesa me dëmtime të lehta.

Në fshatin Floq të bashkisë Korçë rezultojnë 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta.
Në fshatin Qafëzezë të bashkisë Kolonjë janë 18 banesa të shkatërruara dhe 71 të tjera me dëmtime të lehta.
Në fshatin Vidohovë të bashkisë Devoll janë 12 banesa të shkatërruara dhe 41 banesa me dëmtime të lehta.

Fillimisht 160 banorë të fshatit Floq u strehuan nëpër çadra, por pas vlerësimit të shkollës së fshatit, një pjesë e tyre u akomodua në nëpër klasa.
Pjesa tjetër e banorëve në Floq janë strehuar në çadra të pajisura me krevatë e ndriçim. Disa prej familjeve, kryesisht me fëmijëve të vegjël janë strehuar në Korçë përmes institucioneve vendore.

Loading...