Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, në një intervistë për CNN krahas bisedës lidhur me eksperiencat jetësore, ka folur edhe për refugjatët nëpër botë, duke treguar se edhe vetë ajo ishte e ardhur në Angli.
Lipa tha se “askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë, pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britaninë e Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”, ka thënë ylli shqiptar.
Pyetjes së gazetares Becky Andresonin, nëse zgjedh më parë Prishtinën, apo Londrën?, këngëtarja ka thënë: ”Po them Prishtinën, pasi atë më thotë edhe zemra, pasi ndjehem vetvetja”.ATSH
Loading...