Vlorë – Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 Maj 2019 në Lungomare

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 Maj 2019 në Lungomare.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e pa identifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi I.H.

Në lidhje me ngjarjen mbeti i plagosur 63 vjeçari D.C, i cili ishte klient në një lokal tjetër me distancë prej 70 m larg.

Gjykata i ka caktuar shtetasit I. H, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Loading...