Dhe si pasojë, jetojmë një jetë të tillë automatike, sa nuk e kuptojmë që kalon koha.
Dhe kur ballafaqohemi me vdekjen e dikujt, mendimi se sa të parëndësishëm e të vegjël jemi, vjen i pari në mendje.
Kur largohen nga puna, shumë veta ndihen të ofenduar dhe bëhen viktima të shoqërisë dhe ekonomisë së vendit.
Vetëm personi i vetëvlerësuar ka aftësinë për të konkluduar se ai nuk ishte mjaft i mirë, se nuk bëri më të mirën, ose se tani ka mundësi të ndjekë një ëndërr apo projekt të ri, të bëjë atë që i pëlqen dhe gjithashtu të studiojë dhe të përmirësohet, të përgatitet për një hap të ri, dhe sa më shumë do të përgatitet, aq më shumë do të jetë i lumtur.
Dhe kur përfundon një marrëdhënie dashurie, çfarëdo qoftë ajo, ka ndjenja zemërimi, trishtimi, zhgënjimi, pafuqie dhe frustrimi.
Dhe kur zemra zbutet vjen ndjenja e mungesës, por mundësia unike për të analizuar nëse ishte me të vërtetë dashuri, ego ose thjesht rehati, apo konkluzioni se gjithçka funksionon për një kohë të caktuar dhe pastaj merr fund.
Pranimi i fundit është mënyra më e mirë për të dy.
Shkurt, këto shembuj të jetëve të të gjithëve ne janë mundësi për të dashur më shumë veten, për të parë s endonjëherë harxhojmë kaq shumë kohë duke u dhënë shumë peshë gjërave që janë vërtetë kaq të vogla!
Përfitoni nga shansi i një fundi për të rinisur më të fortë, duke kërkuar alternativa të reja dhe duke u bërë më të fortë në qasjet që deri sot nuk i kishe.
Mbi të gjitha ec përpara, gjithmonë!/një mendje e bukur