Oficerët në shkolla, projekt i suksesshëm dhe i pëlqyer nga prindërit

“Projekti pilot i vendosjes së oficerëve të sigurisë në 15 gjimnazet e Tiranës rezultoi i suksesshëm”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, në News 24, një emision i fokusuar në tema sociale.

“Ne tani kemi filluar praktikën e oficerëve nëpër shkolla, bëmë një projekt pilot në 15 gjimnaze të Tiranës. Oficeri e sigurisë është një figurë që nuk është polic, nuk është mësues, por është midis mësuesit dhe policit, drejtorisë së shkollës dhe prindërve për të garantuar nëse ka një problem të caktuar ai ndërhyn, pra bëhet një lloj kujdestari i fëmijëve. Ka funksionuar shumë mirë dhe prindërit na kanë thënë që ne e duam këtë gjë”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “oficerët na i kanë ngritur këtë problem, kur klasa ka pushim, nuk mund t’i thuash rri në oborrin e shkollës dhe çfarë bëjnë shkojnë në lokale. Kjo ishte shtysa e fundit e kësaj ideje, që t’u kërkojmë lokaleve solidaritet dhe për nxënësit dhe në tërësi për ata që janë nën 18 vjeç, të mos lejohen të të hyjnë në lokal gjatë orëve të mësimit”.

Kryeministri Rama foli edhe për iniciativën e ndalimit të celularëve për nxënësit dhe mësuesit duke e cilësuar të suksesshme.ATSH

Loading...