Përparim Kabo: “Shqipërisë nuk i duhen zgjedhje,vendit i duhen zgjidhje, por zgjidhjet nuk mund të vijnë nga ata që krijuan gjendjen…!Jemi në zgrip!”

Sa trisht ndjehesh tek sheh e provon mbi shpinë se si u katandis ëndrra për demokraci në atdheun tonë.

Pluralizmi politik nuk mbriti dot tek bashkëjetesa politike por është në gjëndjen e një konflikti të hapur përjashtues deri në daljen nga institucionet dhe rrikthimin tek monokracia politike…

Zgjedhjet në të gjitha nivelet nuk janë zgjidhje, por kalimi pushtetit nga një grup te tjetri, jashtë të gjitha përgjegjësive për zhvillimin real të vendit.

Tek shohim gëzimin me tullumbace në njërën anë dhe shpërthimet me Molotov në anën tjetër, kuptojmë se njerëzit nuk e kanë në dorë veten e tyre, as sovranitetet dhe përfundimisht kanë shkëmbyer lirinë e tyre me sendet, pushtetin që buron nga vota e tyre me premtimet, zhvillimin e përgjithsëm dhe të qëndrueshëm me ndonjë përfitim të pjesshëm dhe mundësish tju zgjasi sa mandatet në pushtet të forcës politike tek e cila është lidhur fati nga ana e tyre…Interesi publik, pronat publike, fondet publike as që përmenden gjëkundi…

Në njërën anë festohet dhe në anën tjetër nëmet e shfryhet…Shqipërisë nuk i duhen zgjedhje, vendit i duhen zgjidhje, por zgjidhjet nuk mund të vijnë nga ata që krijuan gjendjen…! Jemi në zgrip!
Pkabo 5 qershor 2019

Loading...