Vasili thotë se nëse Rama nuk largohet nga detyra është legjitime që populli të mbajë të gjitha qëndrimet që i sheh të arsyeshme për t’i dhënë fund kohës së kriminelëve në pushtet.
“Nëse këta nuk largohen urgjentisht nga detyra është legjitime që populli shqiptar nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeverisen nga kriminelët që është shumë e qartë që janë ata që qeverisin në këtë vend. Ndaj populli ka të drejtën legjitime të mbajë të gjitha qëndrimet që i sheh të arsyeshme për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar. Çdo sekond është puç ndaj qytetarëve të ndershëm”, Tha vAsili.
Ja deklarata për media e Nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili
Të nderuar qytetarë! Sot Shqipëria ndodhet në një nga momentet e saj më të vështira dhe në udhëkryqet e saj më të rrezikshme. Përfundimisht nga përgjimet zyrtare të Prokurorisë, të bëra publike nga media më e madhe evropiane “Bild”, del qartë, hapur dhe pastër se si kriminelët kanë vjedhur votat, se si kjo qeveri është ndërtuar mbi votat e vjedhura nga kriminelët, se si kriminelët telekomandojnë pushtetin, se si kriminelët imponojnë pushtetin, se si kriminelët qeverisin këtë vend nëpërmjet të dërguarve të tyre që nga zyra e kryeministrit Edi Rama dhe deri tek ministrat, kryetarët e bashkive, drejtorët gjithëfarësh. Sot shqiptarët panë qartë që ata që punojnë dhe nuk votojnë Rilindjen e Edi Ramës largohen nga puna dhe mbeten pa bukën e gojës. Shqiptarët panë se si pushteti dhe kriminelët puthen dhe dashurohen me njëri-tjetrin, pasi janë produkte reciproke të njëri-tjetrit. Përfundimisht çdo shqiptar e ka të qartë, që kur troket në dyert e shtetit të Rilindjes, zëre se ka trokitur në dyert e kriminelëve. Dhe është në mëshirën e tyre për të zgjidhur hallin që ka. Përfundimisht kemi një shtet, i cili ka vdekur, ka rënë, është shembur përdhe, pasi Rilindja ja ka shitur shtetin kriminelëve. Sot është dita për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga ky pushtet.
Të nderuar qytetarë!
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij që nga ky çast nuk mund të qëndrojnë më as 24 orë në zyrat e tyre. Qëndrimi i mëtejshëm, qoftë edhe një orë në zyrat e tyre është thjesht dhe vetëm krim shtetëror, është puç shtetëror, është grabitje shtetërore e pushtetit në mënyrën më të paligjshme dhe më antikushtetuese. Është shumë e qartë që në rast se këta nuk largohen urgjentisht nga zyrat e tyre, është krejtësisht legjitime që populli shqiptar i cili ka votuar dhe voton pushtetin që del nga vota e tij, nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeveriset nga kriminelët, të cilët, është tashmë shumë e qartë që janë ata që qeverisin në këtë vend.
Ndaj populli ka të drejtën e tij legjitime të mbajë të gjithë qëndrimet që ai shikon të arsyeshme, me të gjitha instrumentet dhe mjetet që ai shikon të arsyeshme për të bërë as më shumë e as më pak, pra për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar. Çdo sekondë e mëtejshme e tyre është krim, është atentat, është puç ndaj qytetarëve të ndershëm. Betejën e kanë fituar qytetarët e ndershëm. Betejën e fitoi e vërteta, megjithëse kjo e vërtetë erdhi nga jashtë Shqipërisë. Do ishte mirë që të vinte nga media shqiptare. Është një e vërtetë e cila duhet të buçasë fort në veshin e të gjithë atyre që flasin shqip, por edhe të atyre që flasin anglisht, për të parë sesi është shembur përdhe institucioni i zgjedhjeve dhe i votës së lirë në Shqipëri, dhe ka rilindur falë kësaj shembje në dhe të pushtetit të lirë, ka rilindur pushteti më i zi dhe më i shëmtuar se kurrë.
Prandaj, ora ë së vërtetës ka trokitur. Këta qeveritarë dhe ky kryeministër duhet të braktisin zyrat e tyre një orë e më parë, pasi ora e hakmarrjes popullore ka ardhur. Faleminderit të gjithëve!