Taulant Balla: “Negociatat do të hapen brenda këtij viti”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, njëherazi edhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar, është aktualisht në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) që këta të votojnë pro çeljes së negociatave. Deputetët e maxhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave. Qeveria gjermane ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar.

Për sa u përket negociatave Balla ka thënë se deputetët e maxhorancës gjermane, sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme por besohet se zgjedhjet do të hapen brenda këtij viti.

” Unë kur i referohem qeverisë gjermane i referohem kancelares Merkel, që mbetet një luftëtare e paepur për mbajtjen gjallë të procesit të zgjerimit të BE-së. Unë besoj se ka një shumicë të cilësuar brenda Bundestagut, që do të mbështesë fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, paçka se ky është një proces që përfshinë dhe Francën, në mënyrë të veçantë, dhe Hollandën.”

Ndërsa kur ai u pyet për zgjedhjet lokale dhe zhvillimin e tyre në 30 qershor, Balla ka thënë:

” Nuk kam gjetur një deputet të vetëm të çdo grupimi politik, gjatë bisedimeve që po bëjmë këtu, që të mirëkuptojë vendimin vetëasgjesues të PD për t’u larguar nga Parlamenti. Lufta politike të zhvillohet vetëm në parlament”

Ndërsa për situatën politike në vendin tonë me një opozitë që prej disa muajsh ndodhet jashtë Kuvendit dhe nuk pranon të hyjë në zgjedhje, Balla ka thënë se qeveria është e gatshme që të ketë një dialog por nuk mund të merren as në konsideratë kushtet që ata kanë.

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog. Besoj jemi të maturuar tashmë për të pasur një dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj për të ardhur për të na ulur në tavolinë.

Jo pa qëllim Rama në 7 letra, 6 Bashës dhe një qytetarëve demokratë për të shpjeguar arsyen dhe domosdoshmërinë që ne në këtë fazë të rëndësishme të procesit të realizimit të aspiratës historike për anëtarësim në BE të jemi bashkë.

Kjo nuk ka qenë e mundur për shkak se lidershipi i PD vijon qasjen kundër reformës në drejtësi, kundër zhvillimit normal të demokracisë në Shqipëri, duke artikuluar kërkesa që në asnjë rast nuk mund të merren në konsideratë nga ana jonë.” ka thënë ai.

Loading...