Në portin e Durrësit pritet të mbërrijë nesër (e enjte) veliera “Sea Cloud” me 61 turistë të huaj në bord, 54 prej të cilëve nga SHBA, ndërsa të tjerët nga
Gjermania, Holanda, Italia, Polonia dhe Kanadaja.
Veliera po zhvillon një tur 10-ditor në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, duke u ndalur në disa porte të Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.
Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping” mësohet se veliera “Sea Cloud” do të lundrojë sot gjatë natës nga Saranda drejt Durrësit, ndërsa pas një qëndrimi 12-orësh në Durrës do të vijojë udhëtimin drejt Kotorrit (Mali i Zi).
Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetësh ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas.
Ajo e viziton Durrësin që prej 8 vjetësh. Gjatë këtij sezoni turistik veliera “Sea Cloud” pritet të ankorohet në Durrës edhe dy herë të tjera./atsh