E gjithë çka po ndodh dhe po dëgjojmë tashmë me zë dhe herë herë dikur më parë me figurë, me fakte që shkojnë si akuza në gjykatë dhe mbyllen atje për procedurë, tregojnë se sistemi politik është i kalbur, mbahet thjesht sepse oligarkët dhe krimi që investon edhe në ekonomi, përfiton dhe xhvat pasurinë kombëtare, ndaj nuk i lë politikanët e rradhës që të largohen.
Kriza është politike dhe morale gjithashtu. Zgjedhjet e reja (riciklojnë prej gati dy dekadash) po thuaj në masë absolute të njëtjtët njerëz, të njejtat lidhje, interesa, dhe të njëjtin mentalitet. Kur të korruptohet sjellja të rrezikohet morali, por kur të korruptohet morali, sjellja është një banalitet i rëndomtë, aq sa thua si pa të keq se po fole në telefon me një person nga bota e krimit, nuk përbën vepër penale…Ok por kur atij i jep nga pasuria kombëtare dhe thua e kam mik po deshët ua sjell dhe në parlament, i jep fonde publike edhe pse ligji nuk e lejon pasi ai që është dënuar për vepra penale nuk mund të përfitojë fonde publike…
Po kur territoret nuk kontrollohen nga rendi por nga banda, atëhere ku është demokracia, ku është ligji, ku është marrëveshja e besimit me zgjedhësit?!
Zoti Kryeminsitër Edi Rama, nëse do të provosh se ende gëzoni një vlerësim qytetar, ju duhet të shprëndani parlamentin në një kohë të arsyetuar drejtë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme…Politika e të gjitha ngjyrave dhe krahëve ka nevojë të provohet duke u vetpastruar përpara se të pastrohet nga organet e specializuara që priten të nisin punë…Ky realitet i ndotur është i tillë që duhet ti vërë të gjithë në proven e pergjegjesise se delegimit te sovraniteteve.
Ndryshe nëse vijohet kështu, askush nuk ka pushtetin e besimit, as ata që duan dhe bëjnë sikur fitojnë zgjedhjet dhe ata që nuk duan zgjedhje por përpiqen të tregohen se i duan të lira dhe të ndershme….Dyzimi aktual nuk do shkojë gjatë, nga të gjithë duhet të kuptohet se edhe Titaniku kur çahet mbytet, mos prisni ta provoni që pastaj ta besoni dhe ndërkohë si ata muzikantët të vijoni të luani muzik…
Koha nuk pret, humbja shpesh quhet “vendim i vonuar” që për fat të keq kur vjen nuk besohet më…!
Pkabo 6 qershor 2019