Tre zjarrëvënësit e Shqipërisë “Berisha-Basha-Meta” çvleftësojnë edhe “BILD” në sytë e shqiptarëve…
Nga Av. Idajet Beqiri
Gazeta “Bild” publikoi dje 6 përgjimet e nxjerra nga dosja “e famshme” 339. Gjatë gjithë ditës së djeshme masmediat elektronike dhe sot masmediat e shkruara, me titra që përsëriten e përsëriten pa fund, japin të skriptuara çfarë kanë folur në telefon Abdylaj me Gjushin, me Arbanën, me Ilirin, Kokomanin a me shejtanin…
Nuk n’a takon të bëjmë “superman”-in dhe të themi se çfarë halle ka bota dhe me çfarë merret “Bild” në Shqipërinë e kapur peng nga banda kriminale e Berishës me kompani! Nuk mund të themi as sa euro supershpërblim ka marrë “Bild” për të bërë këto publikime, të cilat do t’i analizojmë çfarë janë, çfarë vlere kanë dhe, në fund të fundit, çfarë përgjigje zyrtare do të marrin prej drejtësisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare në Strasburg.
Por një gjë është mëse e qartë, shpërblimi me siguri është i tillë, shumë i majmë, sa e ka detyruar “Bild” të ulet shumë poshtë në prestigj, në dinjitet, në besueshmëri, në ndershmëri, sa të merret me gjëra të tilla pa vlerë dhe antidrejtësi, sa po t’a bënte duke përgojuar kështu institucionet dhe qyterarët gjerman, do të merrte një dënim aq të rëndë, sa do t’iluante tepeleku i kokës dhe do të rrezikonte mbarëvajtjen e mëtejshme të saj.
Këto publikime të “Bild” i bëjnë shqiptarët më të ndërgjegjshëm edhe për një fakt tjetër madhor, për të cilën ata shprehin shqetësimin e tyre të përditshëm, se ku shkojnë dhe për çfarë përdoren miliardat e eurove, të floririt, të pasurive kombëtare që u kanë grabitur atyre treshja Berisha-Basha-Meta. Një pjesë e korrupsionit të tyre, e vjedhjes së 230 milion eurove në Rrugën e Kombit, në vjedhjen e floririt në Tunelet e Dëvris në Skrapar, në Krrabë e anekënd Shqipërisë, shkojnë te “Bild”, te Doris Pack, te Dick Marty, Carla Del Ponte… e deri te politikanët homoseksualë të Hollandës, thjeshtë dhe vetëm për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, për të vërtetuar tezën shoviniste gllabëruse serbo-ruse se “shqiptarët janë njerëz me bisht, të paaftë për të bërë dhe për të mbajtur shtet”!
Nuk besojmë se “Bild” nuk ka në gjirin e saj gjigandesk një specialist të mirëfilltë jurist penalist, i cili t’i këshilloj dhe t’u thotë se këto përgjime jo vetëm që janë abuzive, një vërë në ujë, por në fund të fundit janë një dhunim brutal i lirive dhe të drejtave të njeriut, janë antiligjore dhe në shkelje flagrante të procedurave penale të cilitdo vendi demokratik në botë lidhur me procesin e procedimit penal, të hetimit, të akuzës dhe të gjykimit.
Ky qëndron abuzivizmi, mosserioziteti dhe në fund të fundit pavlefshmëria e gjithçkaje që publikon “Bild” me një keqdashje të dukshme, rrjedhojë e shpërblimit të pistë të marrë prej treshes antishqiptare Berisha-Basha-Meta?
“Bild” publikon bisedat telefonike të një personi, siç është Astrit Avdylaj, biseda të bëra në vitin 2017, kur askush athere, madje as institucionet ligjzbatuese të shërbimit informativ, të policisë apo prokurorisë, nuk dinin që Avdylaj ishte i botës së krimit. Për rrjedhojë kushdo që fliste me të në atë kohë, fliste me një qytetar si gjithë qytetarët e tjerë të vendit. Fundi i vitit 2018 nxjerrë se Avdylaj dyshohet se ka kryer disa krime të rënda.
E dyta, bisedat e Avdylaj me të gjithë personazhet e përfolura, deri te Vangjush Dako, janë nga më të zakonshmet që janë bërë dje, bëhen sot dhe do të bëhen edhe nesër në një fushatë elektorale. Fushatat elektorale bëhen kokë më kokë dhe derë më derë, bëhen me çdo lloj karegorie njerëzore, ku çfarë nuk dëgjon dhe çfarë nuk kërkohet. Rëndësi ka çfarë marrin, çfarë privilegje u bëhen atyre që angazhohen dhe bëjnë vota! Të marrësh të shkëputura vetëm fjalët që thonë njerëz pa kulturë, të cilët votën e kanë të barabartë me atë të akademikut të shquar, pa e ballafaquar atë me përgjigjen e atij që është në anën tjetër të telefonit dhe që ka në dorë “privilegjet” si njeri i pushtetshëm që është dhe që do vota, do të thotë se je abuzivist, je i padrejtë dhe i pavërtetë, je tymnajas pa asnjë vlerë.
“Bild” do të ishte serioz në sy të shqiptarëve, do të ishte i besueshëm, nëse nuk do të binte në pozitat e mediokritetit dhe pisëllëkut të Berishës-Bashës-Metës të p përmbledhur në atë që kanë ironizuar dhe ironizojnë me të drejtë shqiptarët e mënçur “kanë dalë plakat në lëmë/qaj nëno, qaj moj nënë/ njëra tjetrës duke thënë/ nuset e djemve s’na bëjnë…”, nëse do të n’a thoshte:
Avdylaj mori në telefon Gjushin, i tha se ishte te Hipoteka në Durrës për të kryer një transaksion të paligjshëm me një pasuri të paluajtshme. Regjistruesi e rregjistroi në rrugë kriminale këtë pasuri me numur kaq dhe aq me porosi të Gjushit!
Apo Avdylaj kërkoi privilegjin e heqjes së gjobës fermerit të Sukthit nga gjobëvënësi shtet. Në fakt gjoba prej 5 milion lekë u hoq apo jo?! E kështu me radhë. Por të përmëndësh vetëm kërkesat që bëjnë lloje lloje njerëzish të ndryshëm, të cilët janë domosdo pjesë të fushatave elektorale, sepse këto fushata me njerëz bëhen, kërkesa të cilat bëhen me telefon, me letra, me takime në zyra etj, dhe të mos pasqyrosh përgjigjen që marrin ata, të cilat në thelb prej të gjithë njerëzve përfaqësues të shtetit dhe të institucioneve janë “bjeri, bjeri, se i bije mirë fyellit, por atë që është e kundërligjshme nuk t’a jap dot kurrën e kurrës”, jo vetëm që është dashakeqe, mizantrope, e ligë, por edhe e turpshme në aspektin profesional për një gazetë me emër në botë, siç është “Bild”.
Kjo gazetë harron se për kë shkruan dhe në cilin vend janë bërë përgjimet! “Bild” harron se është në Shqipëri dhe këtu, llojë llojë horri, duke filluar nga treshja famëkeqe Berisha-Basha-Meta e deri te Avdylaj e Babalja, gdhihen me fjalë boshe e gënjeshtra të ndyra me Trump-in dhe gdhihen me Merkelin!
Prokuroria nisi hetimet për përgjimet më tepër se paçavure të “Bild”, me burim informacioni dhe financimi tepër të majmë të “shqiptarhanëve” Berisha-Basha-Meta. Përfundimi i këtyre hetimeve do të jetë një turp i madh për hetimin dhe procedimin penal. Dhe këtë turp do e mbajnë në shpinë Shqipëria dhe shqiptarët. “Bild”, Berisha-Basha-Meta e morën shpërblimin e misionit antishqiptare prej gjakut, djersës dhe taksave të ne, shqiptarëve…