Policia e Vlorës ka arrestuar të rinj të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur ditën e djeshme disa material në pronësi të shtetasit me inicialet A.K., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.
G.S., 28 vjeç, R.S., 21 vjeç dhe M.L., 24 vjeç bunues në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë dhe akuziohen për vjedhje e kryer në bashkëpunim.
Informacion paraprak i policisë:
Policia ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Arrestohen shtetasit G. S., 28 vjeç, R. S., 21 vjeç dhe M. L., 24 vjeç, me banim në Babicë e Madhe, Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tyre pasi ditën e djeshme këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa materiale (bateri makinash, naftë dhe vegla kamioni) në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.