Berisha: “Nje akt akuzë tjeter madhore për Narkoshtetin dhe kreun e tij Edvin Kristaq Droga!”

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se përgjimet e “Bild” e goditën në zemër narkoshtetin dhe kreun e saj, Edi Rama.

Po kështu Berisha thotë se Rama urdhëroi prokurorinë tu bënte presion mediave që do publikonin përgjimet.

Ai thotë se është detyrë e opozitës ta përmbysë me çdo kush “monstrën e pluralizimit”, sçi e quan Ramën.

Statusi plotë i Berishës në facebook

Nje akt akuze tjeter madhore per Narkoshtetin dhe kreun e tij Edvin Kristaq Droga!
Te dashur miq, i goditur tashme ne zemer per vdekje nga publikimet e Bild, te cilat rrezojne perfundimisht narkozgjedhjet e qershorit 2017 dhe narkoparlamentin e dale prej tyre, Edvin Kristaq Avdyli apo Lala ne panik te plote dhe ne nje akt te pashembullt ne tere historine e pluralizmit urdheroi dje censuren ne mediat e vendit te publikimeve te gazetes gjermane ne Shqiperi.

Ky urdher antikushtetues i kryekreut te meduzes, skizoidit, monstres se pluralizmit Edvin Kristaq Ndoka apo Brajeviçi, eshte nje akt akuze tjeter po kaq e rende sa dhe vete publikimet qe nxori para shqiptareve dhe botes fytyren e shemtuar krimiminale te tij dhe narkoshtetit qe ky ngriti ne Shqiperi.

Kjo sepse ky urdher deshmon se kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Dajti apo Shullazi, per te mbrojtur krimet e tij monstruoze elektorale te ndalimit, blerjes, dhunimit te vullnetit te qytetareve te shprehur me voten e tyre, vendos ne gijotine fjalen e lire duke merituar tashme, jo vetem per shkak te Kristaq Xhelatit, te quhet monster e pluralizmit politik dhe te medimit pra te thirret Edvin Kristaq Xhelati.

Miq, publikimet e Bild dhe akti i djeshem i Edvin Kristaq Droga provuan para çdo shqiptari dhe qytetari te lire ne bote apo miku te Shqiperise drejtesine e vendimeve dhe misionit te opozites shqiptare per permbysjen me çdo kusht dhe me çdo çmim te monstres se pluralizmit, kreut te narkoshtetit dhe regjimin e tij te kakistokracise!

Në një status tjeter Berisha shkruan se “dikur sodisnin detin si cift i dashuruar sot Rama nuk ia hap me telefonin Gjushit!”

Loading...