Lefter Maliqi: “Parlamenti duhet të shpërndahet.Vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme.Çdo institucion ka rënë”

Deputeti i të ashtuquajturës “opozitë e re, ish nëndrejtor i përgjithshëm i burgjeve në qeverinë Rama, Lefter Maliqi, ka kërkuar ditën e sotme shpërndarjen e Parlamentit.

Një ditë pas publikimeve të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, Maliqi në një status në Facebook thotë se e vetmja mënyrë që kjo krizë të zgjidhet është që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

Përgjimi i shitblerjeve të votave,ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetët,drejtorët,kryetarët e Bashkive etj zgjidhen ,vendosen dhe emërohen nga krimi.

Çdo institucion ka rënë.

Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit është në rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marrin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit.

Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, për votë të lirë, për të ardhmen e sigurt”, bën thirrje deputeti Maliqi

Loading...