Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë nëpërmjet një statusi në Twitter shprehet se hapja e negociatave për Shqipërinë nuk nënkupton pranim në BE, por thjesht vënia në dukje e faktit se Shqipëria ka bërë progres në fusha të caktuara.
“Hapja e negociatave nuk nënkupton pranimin në BE, por do të thotë se vendi ka arritur një nivel të mjaftueshëm të përparimit në përparësitë kryesore”, shkruan ambasadori Soreca.
Loading...