Erion Brace: “Ja kush është prokurori që ka marrë në dorë dosjen dhe ka shpërndarë pjesë të saj”

I Ftuar në studion e “Open” mbrëmjen e sotme, i tensionuar nga situata e krijuar lidhur me publikimin e audio-përgjimeve të Dosjes “339”, nga gjermania BILD, teksa ka sulmuar prokurorët për nxjerrje të sekretit hetimor, ka treguar edhe emrin e prokurorit që sipas tij ka nxjerrë përgjimet.

Sipas Braçes është Besim Hajdarmataj, prokurori që ka marrë në dorë dosjen dhe ka shpërndarë pjesë të saj.

Braçe tha se ky i fundit nuk e ha hetuar materialin që ka marrë nga policia dhe prokurori i Kavajës Anton Martini.

I pyetur nga moderatorja në lidhje me përgjegjësinë politike të mazhorancës, Braçe është nxehur dhe ka sulmuar prokurorët, të cilët sipas tij kanë prodhuar CD mbi dosjen 339 dhe i kanë mbajtur në xhep për tu mbrojtur nga hetimi.

Loading...