Joni uron Arditin: “Gëzuar ditëlindjen heroi im”

Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen.
Kantautori dhe moderatori i njohur mbush 56 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë urime pafund nga miq dhe të afërm.

Por edhe pse ndodhet shumë larg Shqipërisë, nuk ka munguar urimi i djalit të tij Jon, i cili prej disa kohësh është larguar duke u zhvendosur në SHBA me të fejuarën e tij, Merlin.

Në pamundësi për të qenë pranë njëri-tjetrit sot, Joni ka shkruar fjalët më të bukura për të atin në Instagram.

“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”, i shkruan Joni.

Arditi është emocionuar shumë nga ky urim dhe e ka ripostuar në Instagramin e tij.

I urojmë Arditit shumë vite të lumtura pranë njerëzve që do!

Loading...