Shpallen fituesit e edicionit të katërt “Novelat Grafike”

Përmbyllet me sukses edicionin i katërt i Konkursit Kombëtar ‘Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike’.

E veçanta e edicionit të këtij viti ishte se, për herë të parë ky konkurs kombëtar zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e famshëm “Qyteti Ndërkombëtar i Tregimeve Vizatimore dhe Imazhit” në Angulem, Francë, i cili ofron dhe një bursë për fituesin e çmimit të parë. Ky edicion organizohet në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Shqipëri.

Pa dallim moshe e profesioni në këtë konkurs morën pjesë 42 artistë, nxënës e studentë, në shprehjen artistike inovative të temave e subjekteve, frymëzuar nga trashëgimia, historia e identiteti ynë kulturor.

Nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës përveç hapjes së ekspozitës shumë të veçantë “Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike” edicioni IV 2018 u zhvillua dhe ceremonia e çmimeve në skenën e ”arTurbinës”.

Çmimet u ndanë si më poshtë:

Henri Dimo fitues i çmimit të parë dhe i një stazhi dyjavor në Francë në institutin më të rëndësishëm të zhvillimit të kësaj gjinie në Qytetin Ndërkombëtar të novelave grafike në Angulem.

Vilson Haxhiraj,fitues i çmimit të dytë dhe Monika Dika, fituese e çmimit të tretë.

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh për këtë aktivitet se ,”edhe pse kjo gjini artistike nuk ka një historik të gjatë në vendin tonë, përvojën e deritanishme e quaj një histori suksesi. Falenderime për Pierre Lungheretti,drejtori i përgjithshëm i la Cite internationale de la bande dessinee et de l’image dhe jurinë profesioniste që vlerësoi punimet”.ATSH

Loading...