Mosha është vetëm një numër – Me dorë të thyer,108-vjeçarja vazhdon të luajë në piano

Mosha është vetëm një numër për disa njerëz, të cilët pavarësisht të gjithave ushqejnë çdo ditë pasionet e tyre.

I tillë është edhe rasti i një gruarja 108-vjeçare nga Polonia, që luan në piano edhe me dorë të thyer.
Wanda Zarzycka, një nga banoret më të vjetra dhe më të talentuara të vendit, ende i lëviz gishtat e saj mbi taste, pasi ka kaluar një pengesë gati tre dekada më parë.

Zarzycka theu dorën kur ishte 80 vjeç, dhe doktorët i thanë se ajo nuk do të mund të luante më kurrë në piano.

Ajo është një ish-balerinë që u dashurua me muzikën si një vajzë e re që u rrit në Lviv, tashmë në Ukrainën Perëndimore.

Loading...