Në kuadër të fushatës elektorale të PS, kryeministri Rama është ndalur në Kuçovë.
Ai nuk ka kursyer akuzat ndaj Berishës, duke e cilësuar si një plak të mbrapshtë, që e ka kthyer udhëheqjen si tespijet.
Rama, teksa i cilësoi si të paaftë, por edhe dembelë, është i mendimit se demokratët janë të alarmuar nga reforma në drejtësi.
“Shumë faleminderit për pritjen e jashtëzakonshme. Edhe pse mund të jetë e jashtëzakonshme në sytë e atyre që e shohin nga larg. Këtë herë kanë mundësi të votojnë një djalë që është rritur në oborrin e PS, Kreshnikun.
Nuk dua të flas për Kreshnikun, se ju e njihni mirë. Unë e njoh nga puna, është nga ata që kanë vënë në zbatim reformën më të rëndësishme, atë të energjisë.
Unë dua të flas me ju për 30 qershorin, që është shumë i rëndësishëm, për të vendosur kufirin e një politike që prej 30 vitesh i ka krijuar njerëzve të vendit shumë shqetësime.
Vazhdon t’i provokojë qetësinë e tyre dhe sekëlldis çdo familje. Politika që ka në krye një plak të mbrapshtë, që e ka kthyer udhëheqjen si tespijet, kokrrat e të cilës do shpërbëhen ku në 30 qershor jo vetëm do bëhen zgjedhje, dhe nuk do lejojnë që Shqipëria të kthehet në atë rrugë pa krye sa është dhënë mundësia të drejtojnë.
Prandaj, beteja e 30 qershorit është një beteje mes të shkuarës që përpëlitet, dhe të ardhmes që përpiqemi të ndërtojmë së bashku dhe do ndërtojmë së bashku këtu në Kuçovë dhe Shqipëri.
Bëjmë çmos për të çuar përpara ide dhe programe, të vetmin vizion kanë shpifjen dhe të vetmin vizion kanë baltën. Ata kanë frikë të dalin para jush të thonë me rradhë të gjitha arsyet që kanë.
Ata përveçse janë të paaftë, janë dhe shumë dembelë. Janë shumë të alarmuar nga reforma në drejtësi, nuk e kanë dashur qysh në momentin e parë.
Ata nuk vendosin dot asgjë për ne dhe për popullin e Shqipërisë, as edhe një gjë.
E keni dëgjuar nëpër ekrane, i dëgjoni edhe herë pas herë në kafene dhe biseda njerëz që thonë si mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën.
Janë të verbuar nga dëshpërimi, ndaj bëjnë si të dëshpëruar “, tha Rama.