Granit Xhaka ka pranuar se ka vetëm një vend ku dëshiron të përfundojë karrierën.
Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës në vitin 2016 bëri hapin më të madh në karrierë duke u transferuar te Arsenal nga gjermanët e Borussia Monchengladbach.
Edhe pse është vetëm 26 vjeçar dhe i ri për ta menduar fundin e karrierës, djaloshi nga Kosova ka thënë se ka një skuadër ku dëshiron të përfundojë karrierën prej profesionisti.
“Definitivisht, karriera ime filloi atje”, është përgjigjur Xhaka për ‘Basellandschaftliche Zeitung’, në pyetjen nëse dëshiron të rikthehet te Basel, përcjell ‘lajmi.net’.
“Është synim, në të vërtetë ëndrra ime është që një ditë të kthehem atje”, ka vazhduar ai.
Xhaka ka në plan të ndjek hapat e Alexander Frei, që në fund të karrierës është rikthyer te Basel./Lajmi.net/