Në rrjetin e saj social “Instagram”, së fundmi ajo ka hedhur një foto ku tregon se si ka qenë para dy vitesh. Gjithashtu ajo ka treguar se me stërvitje, impenjim dhe ushqyerje të shëndetshme, ka arritur të humbasë shumë kile dhe të jetë në formën e saj më të mirë.
Me anë të këtij postimi jep dhe një mesazh për të gjithë femrat, ku me punë dhe vullnet mund të arrini gjithçka, madje edhe makthin e kileve të tepërta.
Në foton që ka postuar ajo shkruan: “As nuk e stresova veten, as nuk mbajta dieta të forta. Nuk dua t’i privojë vetes të drejtën për të shijuar ushqim, pasi jam njeri që ha me dëshirë e me neps.
Nuk kam kërkuar forma perfekte, sepse ato bëhen me mënyrë tjetër jetese, duke filluar nga ushqimi. Thjesht s’kam ndaluar stërvitjen. 23 kilogramë më pak për 2 vjet. Por e rëndësishme është se ndjehem e fortë, e lehtë, e palodhur.
Vajza, nëna, mama të reja, mos lejoni askënd t’ju tregojë se nuk mundeni”.